Stina e verës ka sjellë ulje të çmimeve të prodhimeve vendase në tregun e fruta perimeve. Prodhimi me shumicë i fermerëve vendas ka mbushur bankinat e tregut. Tregtarët pohojnë se çmimet kanë rënë ndjeshëm, duke i krahasuar me një apo dy javë më parë. 

Por ka edhe produkte të tjera, çmimi i të cilave ka mbetur i pandryshuar në krahasim me javën e shkuar. Përsa i përket frutave, ulje në çmim ka shënuar qershia, luleshtrydhet dhe pjepri. Gjithsesi, ka ende konsumatorë të pakënaqur me çmimet që serviren, kjo sipas tyre lidhet me shumë faktorë, ku më kryesori ka të bëjë me të ardhurat e tyre ekonomike mjaft të ulëta.

Në ditët në vijim pritet të ketë përsëri ulje çmimesh kryesisht të produkteve të stinës, lidhur kjo ngushtësisht edhe me prodhimtarinë e lartë.

K.H.