Të varfrit e të vobektit janë shtuar masivisht në Durrës. 488 persona janë nxjerrë nga skema e ndihmës ekonimike ose mbi 40% e 1156 personave që trajtoheshin me këtë skemë në Durrës.

Kalimi i Shërbimit Social në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ka bërë që në mënyrë drastike, në vitin 2017 ndihma sociale të reduktohet për personat në nevojë.

Ata që u nxorrën nga skema e ndihmës ekonomike kanë mbetur rrugëve të Durrësit, pa asnjë të ardhur, duke e siguruar ushqimin vetëm nëpërmjet lypjes, ndërsa strehimin në strehat e objekteve publike.    

Të varfërit, ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë kanë mbetur në rrugë, pavarësisht se kanë nevojë për kujdes shëndetësor.

Qeveria vendosi që në skemën e ndihmës ekonomike dhe sociale të përfshihen ata persona që për nga përllogaritja kanë pikë më shumë.

Në fakt këta persona që kanë mbetur rrugëve janë hequr nga lista përfituese, por lind pyetja, kush më shumë se këta ka nevojë për ndihmë realisht?

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social është në prag shkrirjeje, pasi Qeveria në muajin Mars ka marrë vendim që Shërbimi social të ndahet në 4 rajone, nga 12 drejtori që funksionon aktualisht. Drejtori ka ikur në një vend tjetër pune thanë punonjësit, ndërsa të vobektëve u është mbyllur drita e shpresës që i kishte mbajtur për shumë vjet.

K.H.