“Këta duan të të çojnë me të shumtit, edhe para vullnetit të Zotit.  Pensionin e pleqërisë nga 140 mijë të vjetra, ma ulën në 40 mijë. U bënë katër vjet që pensioni nuk më del as për ilaçe”.

Kështu shprehet i moshuari Kol Mëhilli, 78 vjeç, një prej banorëve të zonës së Porto –Romanos në Durrës. Na doli përpara në rrugë e donte të takonte një gazetar më shumë për të thënë se shteti i kish hequr pensionin e pleqërisë.

“30 vjetët e fundit para pensionit, kam punar në furrë buke. Pensioni më doli 140 mijë e për vite e radhë i merrja çdo muaj”, tha i moshuari.

Ai vuan nga sëmundje të shumta kronike si pasojë jo vetëm e punës por pasi gjithë jetën e tij e ka kaluar në malësitë e Pukës prej nga vjen. Gjendjen e tij shëndetësore e ka rënduar edhe më shumë ambienti ku jeton vitet e fundit të jetës, pranë fushës së plehrave në Porto –Romano, jo më larg se 300 metra nga kjo fushë grumbullimi.

“Më ulën pensionin e më thanë që të kemi dhenë tepër. Nuk më takonin aq sa më jepnin. Nëse do më shumë para drejtohu në gjykatë, hap gjyq. Po unë nuk ka lekë të hap gjyq e as të paguaj avokat që të gjej pensioin tim”, tha i moshuari.

Sipas tij, për katër vjet që i kanë ulur pensionin ai sërish ka mbijetuar edhe me pak lekë…

K.H.