Rritja e nivelit të ujit nëpër rrugët e Durrësit ka shkaktuar bllokimin e qytetarëve dhe autmojeteve në zona të ndryshme të qytetit.

Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano, situata u shfaq më problematike, pasi uji arriti të futej në katin e parë.

Evakuimi i nxënësve dhe i mësuesve të cilët mbetën brenda në shkollë është bërë i mundur me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në një prononcim për "DurrësLajm", drejtori i shkollës, Hajri Nuhi u shpreh se niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër.

Sipas Nuhit, kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë përmbytet por kësaj radhe situata ishte më e rëndë.