Universitetet kurse falas për gjithë të rinjtë

Postuar: 11/01/2018 - 12:12

Të gjithë universitetet publike të vendit do të hapin dyert për të rinjtë, duke iu ofruar kurse falas të gjuhës angleze.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.

“Ky 6-mujor do të jetë 6-mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, tha Nikolla.

Ajo shtoi se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Emisioni “Stop” iu rikthye problemit të sigurisë ushqimore.

Të gjitha familjet në Durrës që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me Bonus Strehimi në bazë të V.K.M.nr.1093, datë 28.12.2015

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, më 22 maj 2018, organizoi në Sallën e Konferencave ceremoninë për dhënien e titullit “Doct

INSTAT ka publikuar të dhënat për numrin e vdekjeve në vitin 2017, dhe rezulton se ato kanë qenë në rritje.

   Variçela apo e njohur ndryshe si lija e dhenve, vazhdon të shënojë raste të reja.

Në kuadër të Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe “Ditës Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, në datë 21

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (sektori i kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dësh

*Dita e Jetimëve, Manastirliu: T'i mundësojmë çdo fëmije pa përkrahje prindërore, një familje!

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument.

   Dita kombëtare e fëmijëve jetimë e ka gjetur deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu në shtëpinë e fëmijës të qytetit bregdetar.