Video e mëposhtme tregon një ditë normale pune në port, konkretisht në kalatën lindore, ku ngarkohet minerali i kromit për eksport.

Ndotja e ajrit duket mjaft qartë me sy të lirë. Një re e kuqe pluhuri ‘vallëzon’ mbi ambientet portuale e jo vetëm, pasi era e përhap më pas atë kudo nëpër qytet.

Dy javë më parë Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli emergjencën mjedisore për fushën e përpunimit të mbetjeve urbane në Porto-Romano. Por një ndotës jo i vogël është edhe porti i Durrësit.