Dy ditë nga festa e ndërrimit të viteve, çmimet në tregun e përditshëm të fruta -perimeve në Durrrës kan pësuar rritje të ndjeshme.

Agrumet kanë pësuar rritje nga 30 deri në 40%, e rritje kanë pësuar brenda dy ditësh, duke nisur që prej jeshillëqeve: sallatës e spinaqit, frutat e thata si fiqtë dhe arrorët.  Mandarinat kanë shkuar 120 lekë nga 60 lek/kg, ndërsa konsumatori i varfër priret vetëm te gjërat më të domosdoshme. 

Tregtarët thonë se çmimet janë rritur nga ana e tregtarëve të shumicës. Më herët drejtori i AKU-së në Durrës Sefer Sefa, deklaroi se do të frenohet çdo abuzim me çmimet në tregje, por masat e marra nuk kan rezultuar efikase. 

Konsumatorët i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë për të mos u abuzuar në këtë mënyrë të turpshme sa herë që ka rritje të konsumit dhe ka kërkesë në treg. Me vendim qeverie, tregjet i kanë kaluar për kontroll e menaxhim bashkisë së qytetit.

K.H.