Viti i ri shkollor, dyfishohet numri i nxënësve në klasat e para në Durrës (VIDEO)

Postuar: 11/09/2017 - 18:11

2200 nxënës janë ulur këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës në Durrës, nga 1050 nxënës që u rregjistruan vitin e shkuar.

Ky numër nxënësish është rekord për qytetin e Durrësit i cili prej 10 vitesh shënonte ulje drastike të fëmijëve që regjistroheshin në klasë të parë. 295 vogëlushë të tjerë janë rregjistruar në shkollat private duke bërë që numri i fëmijëve të klasave të para të shkojë në 2495.

Shkollat publike këtë vit kanë numrin më të madh e të padiskutueshëm të nxënësve plot 22990 nxënës, nga 2460 që përfshin në total shkollat private.

Ceremonia tradicionale e nisjes së procesit mësimor u zhvillua në shkollën e mesme Leonik Tomeo në Durrës ku morën pjesë autoritet lokale, me mungesën e kryebashkiakut Vangjush Dako, me urimin e institucionit që përfaqëson për fëmijët e Durrësit. 

Muka ka evidentuar arritjet ne fushën e arsimit në Qarkun e Durrësit  si dhe rezultatet e kësaj shkollë që renditet ndër me të mirat me rezultatet e arritura deri më sot.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur dhe drejtori i gjimnazit, Tomorr Agalliu i cili ka sjellë në vëmëndje edhe disa nga rezultatet me spikatëse të arritura vitin e kaluar, me synimin për ti ngritur më lart këto arritje këtë vit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   “Më rreh gruaja! Ka një vit e gjysëm që më ka përzënë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë.

Me akuza për skandale seksuale brenda familjes, që nga dhuna tek tradhtia bashkëshortore e deri tek sherret pas divorcit, të dy ish-bashk

   Këtë të dielë Anxhelina nga Lezha ka qenë pjesë e “E diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka ndarë me publikun historinë e saj.

   Mes vrapuesve në Maratonën e Tiranës ishte dhe ish-kapiteni i Kombëtares sonë të Futbollit, Lorik Cana, i cili na udhëhoqi drejt Kampi

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vr

Një histori e ngjashme me shumë të tjera ndoshta që nuk janë bërë publike. Sherri mes dy bashkëshortëve vijon edhe pas divorcit.

Shtetet e Bashkuara kanë hapur aplikimet për të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet në një prej universiteteve amerikane.

18% e shqiptarëve të punësuar, punojnë ose mbi 48 orë në javë, ose part-time, pra nën 30 orë, thotë Organizata Botërore e Punës, në rapor

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit.