Vuajtjet e shqiptarëve, jeta e vështirë në çadrat e Francës

Postuar: 12/05/2018 - 09:15

Prej shumë ditësh katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në rrugën “Étienne Billères” të Komunës Haute-Garonne në Francë.

Bëhet fjalë për dy familje shqiptare me pesë fëmijë, të cilat presin këshilla për orientim rreth kërkesës së tyre për azil.

Në Francë, shqiptarët janë ndër të parët që parashtrojnë kërkesa për azil në rrethinën e Tuluzit. Sipas kësaj komune, shifrat e tilla janë rritur fort gjatë vitit të kaluar, në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze.

Disa hapa më larg janë vendosur shqiptarë të tjerë, me tenda të thurura nën ballkonet e francezëve. Familja Çupi e rrëfen fatin e saj:

Dy vite e gjysmë në Lille, kërkesa e parë për azil i është refuzuar, më pas kthimi në Gjermani para se të rikthehen në Francë, shkruan “La Depeche”, njofton Albinfo.ch.

Fillimisht në Dunkerque, e më pas në Tuluz prej tre javësh. Në brendinë e tendës dy vogëlushe të shqetësuara të moshës tre e pesëvjeçare. Njëra nga to është e lindur në Francë. Familja shpjegon se rregullisht i bie numrit telefonik 115, numër ky që u është dedikuar të pastrehëve, por asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën "Shihemi në Gjyq".

Në shumë raste sjelljen e mirë të tjerët ta marrin për dobësi dhe fare lehtë mund të biesh pre e nëpërkëmbjes dhe bullizmit.

Qytetarë në Tiranë protestuan sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër vrasjes së grave.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me stude

Anxhela Meçani mbylli sytë një herë e përgjithmonë, ndërsa familjarët e saj janë ende të shokuar nga lajmi i kobshëm që kanë marrë.

*Dy fëmijët më të mëdhenj, në apelin e tyre drithërues, thonë se tashmë janë kreu i shtëpisë dhe iu duhet të kujdesen për mot

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.

Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, vlerëson se gjatë provimit të Maturës të zhvilluar një ditë më parë, ka rezultuar se 11 maturantë kan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e premte në orën 06:00 në bulevardin “Dë