Vuante nga skolioza, 13-vjeçarja e përlotur emocionon para operacionit

Postuar: 13/04/2018 - 21:13

   13-vjeçarja Diana mund të quhet një mrekulli. Lutja e shokëve të klasës u dëgjua nga shqiptarët. Me pas jehoi në mbarë vendin, bëri bashkë 40 shkolla të Tiranës. Madje kapërceu kufijtë, preku zemrat e komunitetit shqiptar e mjekët e Zagrebit në Kroaci. Në lidhjen telefonike mjeku Gëzim Rexhepi solli gëzim në studion e “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 ku tha live se Diana me skoliozë do të operohej gjatë kësaj jave që lamë pas.

Gjatë kësaj jave Diana u shoqërua nga drejtoresha e shkollës “Besëlidhja” Valbona Gjoni. Bashkarisht kanë udhëtuar drejt Zagrebit. Biletat janë dhuruar nga agjencia e udhëtimeve Kozmos. Me kamera e kemi ndjekur e kemi shkuar atje, për të kapur çdo moment magjik, që mund t’ja ndryshoje kryëkeput jetën e saj.

“Ne do shkojmë të të shërojmë Diana, pastaj ti do kthehesh tek babi yt” i thotë drejtoresha 13-vjeçares në Aeroportin e Rinasit. Në qiell shihet avioni që ngrihet në fluturim. Brenda është Diana jonë në fluturimin e saj të parë drejt shpresës dhe shërimit.

“Mirë se keni ardhur në klinikën tonë, keni bërë zgjedhjen e duhur, mjeku ynë Vladimir Kovac që është më i miri në rajon për këto ndërhyrje. Falenderojmë edhe iniciativën tuaj” me këto fjalë të u prit Diana dhe drejtoresha e shkollës në klinikën e specializuar në Zagreb. Emocionuese janë fjalët e drejtoreshës Valbonës drejtuar Dianës para se vajza të futej në sallën e operacionit.

“Kemi udhëtuar shumë bashkë për të ardhur deri këtu. Ma jep fjalën se do jesh e fortë aty brenda? Me lotëve drejtoresha e shkollës Valbona e cila i ka dhënë vajzës gjithë dashurinë dhe ngrohtësine e një nëne të vertetë para operacionit e ulur në gjunjë para saj i thotë embëlsisht dhe i puth duar e vogla “Diana të dua shumë, do të pres këtu pas dere…do lutem per ty. Të uroj shumë fat Diana, të dua shumë” thotë Valbona dhe shton ndërkohë që sytë e vajzës lotojnë “Do bëhëmi të dyja të forta ne Diana” këto ishin fjalët. Dera u mbyll…

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ramazani është një prej shumë ambulantëve që tregton akullore në plazhin e Durrësit në mënyrë ambulante.

Rreth 70 % e banorëve në Durrës i përkasin besimit mysliman, por festat fetare kremtohen nga të gjithë, madje edhe nga katolikët dhe orto

Sot është Kurban Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në orën 06:50.

Besimtarët myslimanë kremtojnë këtë të martë festën e Kurban Bajramit.

   Këto ditë që flitet për tërmete të njëpasnjëshme të rëna në Durrës dhe Bulqizë si dhe për marrjen e masave për të ndihmuar banorët e d

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë.

Katër ditë pas aktit heroik të Ardmir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier, bashkia e këtij qyteti

   Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjesht mashtrim.

   Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për k