Nga STELA LIKMETA

Teksa jemi në prag të festës së Shën Valentinit, shumë prej të dashuruarve janë duke menduar se si ta surprizojnë të dashurin/ën e zemrës së tyre në këtë ditë që i është kushtuar dashurisë.

Ndërkohë që miqtë tuaj po planifikojnë darka romatike në restorante ose filma në shtëpi, larg stresit të përditshëm të punës e qytetit ku kaloni çdo ditë të zakonshme, larg zhurmave e ajrit që duket sikur ju zë frymën ndonjëherë, ka dhe nga ata që kanë zgjedhur të largohen jashtë kufijve, e disa të tjerë akoma dhe më larg, në vende ekzotike përrallore e shumë të lakmuara.

Çifte të shumta durrsake kanë zgjedhur që edhe këtë vit, festën e bukur të dashurisë ta kalojnë larg Durrësit të tyre. Por ku? Në vende të ndryshme të botës… deri në ishujt Maldive e Punta Cana.

DurrësLajm” kontaktoi me agjencinë turistike më të madhe në qytet, “Albtours D”, të besuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve durrsakë për pushimet apo weekend-et e tyre.

Drejtori i zyrës, Edmond Basho, tregoi për portalin “DurrësLajm” destinacionet më të preferuara nga durrsakët, që nisin nga ato fqinje si Mal i Zi, Maqedoni e Kosovë; deri ato ekzotike e në pikat skajore të botës, si ishujt Maldive, Punta Cana, Dubai, Monte Carlo etj.

Të ndarë në dy grupe të ndryshme, rezervimet kanë qenë të dy llojeve paketash: ekonomike e luksi.

PAKETAT EKONOMIKE

BUDAPESTI

Image result for budapest paketa turistike

Ndër paketat ekonomike më preferenciale kryeson Budapesti. Rreth 30-40 çifte nga Durrësi kanë zgjedhur kryeqytetin hungarez, të joshur më tepër edhe nga çmimi tejet ekonomik që ofron kjo paketë, duke qenë se mbulohet nga linja direkte low cost që niset nga aeroporti i Tiranës.

Paketa: 2 net/3 ditë rreth 135 euro personi.

Destinacionet e tjera të Ballkanit: KOLASHINI, MAVROVA, BUDVA; dhe KOSOVA: BREZOVICA e RUGOVA

Pas Budapestit, rezervimet më të mëdha janë bërë për pikat turistike në vendet fqinje. Rreth 25 çifte janë nisur për në Kolashin të Malit të Zi këtë Shën Valentin, e shumë të tjera kanë zgjedhur vendet e lartpërmendura të mbuluara nga bora, ku do të kenë mundësinë të shijojnë 2 deri në 3 ditë vendet më të mira për të bërë ski.

Në pjesën më masive, paketat përfshijnë udhëtimin me mikrobus komod + 2 net qëndrimi në hotel, me mëngjes+darkë. Të gjitha këto udhëtime në vendet fqinje shkojnë mesatarisht rreth 120 – 130 euro/personi.

DESTINACIONE LUKSI

Nga Dubai, Praga, Monte Carlo, Punta Cana deri në ishujt Maldive

DUBAI

No automatic alt text available.

Në top të të gjitha destinacioneve të vendeve luksoze për durrsakët këtë Shën Valentin qëndron Dubai.

Vendi i mrekullueshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, një destinacion i cili ka filluar të jetë ndër tendencat turistike të këtij viti, ofrohet me fluturime direkte nga Shkupi për shkak të mbulimit të linjës së fluturimit me kosto të ulët.

Një grup çiftesh durrsakë tashmë ndodhen atje: 6 ditë, mëngjes+udhëtimi me avion (me fluturime nga Shkupi për shkak të linjës low cost) 600 euro/personi.

PRAGA

Image may contain: outdoor and water

Pas Dubait, ndër rezervimet më të shumta të paketave luksoze që kanë bërë çiftet nga Durrësi, kanë qenë për kryeqytetin e Çekisë. Të dashuruarit janë nisur sot më 13 shkurt, duke blerë paketën për 3 net/4ditë që shkon 350 euro/personi. Paketa përfshin udhëtimin me avion me linjë nga Rinasi, hotelin dhe mëngjesin.

UDHËTIMET INDIVIDUALE NË SUPER VENDET LUKSOZE

Monte Carlo, Punta Cana, Maldive/ paketa nga 800, 1500, 2000 euro/personi

Ata që iu drejtohen agjencive turistike për destinacionet ekzotike janë padyshim ata që ‘ua mban xhepi’  të kalojnë disa ditë të paharrueshme. Këto janë paketa të personalizuara, që agjencitë i përshtatin në bazë të kërkesave të klientëve.

MONTE CARLO

Image result for monte carlo

Brigjet e shtrenjta të Monte Carlos janë një tjetër destinacion preferencial për disa çifte durrsake. Vendi spektakolar i makinave më të shtrenjta në Monako dhe i njohur më së shumti edhe për kazinotë e tij, është zgjedhur për t’u shijuar këtë Shën Valentin, me paketa individuale që shkojnë rreth 700-800 euro personi. 

PUNTA CANA

Image result for punta cana turizem

Punta Cana, me plazhet më të bukura të Republikës Dominikane, ofron peizazhe që të lënë pa frymë, ndërsa kultura ka gjurmë të thella të ndikimit kolonial spanjoll, tashmë një destinacion i kërkuar edhe nga klientët durrsakë. Disa çifte nga Durrësi tashmë janë akomoduar e po shijojnë magjinë që ofron Punta Cana e largët. Udhëtimi i tyre ku përfshihet edhe hoteli, ka kushtuar nga 900 deri në 1500 euro/personi. 

MALDIVE

Image result for ishujt maldive

E kur thua Maldive, i ke thënë të gjitha: këto ishuj janë parajsa të vërteta. Janë ndër udhëtimet më të kushtueshme, por ama, pak çifte nga Durrësi nuk ua kanë kursyer vetes këtë vend të konsideruar nga pjesa më e madhe e botës si përrallor…

Pak çifte kanë zgjedhur udhëtime individuale në Maldive, paketa 1-javore, që kushtojnë rreth 2000 euro/personi.

Më pak ZVICRA

Image result for zvicra bore saint moritz

Drejtuesi i “AlbTours D” Basho, thotë se këtë vit ka pasur prekje edhe Zvicra, në disa prej destinacioneve turistike me borë dhe zonat me ski, por interesi ka qenë në minimum.

TRENDI

Trendi ekonomik për pushime jashtë vendit ka qenë në rritje dhe mbi të gjitha për shkak të ofertave tunduese, Edmond Basho pohon se ka pasur lëvizje më të mëdha të qytetarëve durrsakëve, që zgjedhin kryesisht paketa ekonomike.

Sa i përket udhëtimeve të luksit, trendi paraqitet në të njëjtat nivele me vitet e shkuara. Përgjithësisht, janë po të njëjtët persona që udhëtojnë në vende të shtrenjta, por që zgjedhin destinacione të ndryshme në çdo udhëtim të radhës.