10 provat që tregojnë se Mehmet Shehun e kanë vrarë

Postuar: 14/01/2018 - 10:58

   U vetëvra apo e vranë?

Kjo është një dilemë që endë nuk ka marrë përgjigje për Mehmet Shehun. Të shumta janë tezat që thonë se ai është vetëvrarë, sikurse të shumta janë dhe ato mbështesin idenë se ai është vrarë.

Në librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku përpiqet të vizatojë skenën e krimit dhe përmes një sërë argumentesh të hedhë poshtë variantin zyrtar të vetëvrasjes se Mehmet Shehut. Ai rendit ne kete liber, 10 provat e forta qe sipas tij, vertetojne se ate e kane vrare.

PROVAT QË VËRTETOJNË VRASJEN

Ngjarja e 17 duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 në të cilën mbeti i vdekur kryeministri ka 10 fakte të forta që vërtetojnë se ishte vrasje. 433, 434, 435, 436: 433-Proces-verbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, 5 fletë. 434-Akt mjeko-ligjor nr. 133 mbi ekzaminimin e kufomës së qytetarit Mehmet Shehu, 6 fletë. 435- Arkivi personal, vendim mbi ekspertimin tekniko-balistik dhe daktiloskopik, 2 fletë. 436-Vendim mbi ekzaminimin mjekoligjor. 2 fletë.

1. Urdhri për të mos kryer autopsinë e kufomës. Sekretet në “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” Eliminimi i Mehmet Shehut, si u helmua e më pas u vra kryeministri “Pse nuk u lejua autopsia; ekspertët kriminalistikë, përplasje: U qëllua me të majtën apo me të djathtën”

2. Mungesa e sasisë së madhe të gjakut në kufomë kur dihet se kishte një plagë hyrëse dhe një dalëse.

3. Përplasja e konkluzioneve të ekspertëve kriminalistë, të cilët kanë shkruar në procesverbal se qitja është bërë me dorën e majtë, ndërsa ekspertët mjekoligjorë se qitja është bërë me dorën e djathtë.

4. Ekzistenca e gjurmëve të pistoletës vetëm në gisht dhe jo në pëllëmbën e dorës

5. Përmbajtja e lëngut të verdhë në filxhanin e çajit që ishte në komodinë dhe që nuk ka një procesverbal nga këqyrja e vendit të ngjarjes se çfarë kishte në të.

6. Zhurma e të shtënës së pistoletës nuk u dëgjua nga askush.

7. Sipas raportit të mjekut ligjor, Mehmeti ishte i ushqyer mirë kur u gjet i vdekur. Një person që mendon vetëvrasjen nuk mendon njëkohë- sisht të ushqehet mirë.

8. Zhdukja e infermieres personale të Mehmet Shehut. Që nga dita kur ai u gjet i vdekur, ajo nuk ekziston më.

9. Veshja e çuditshme me pizhame dhe me këmishë kostumi lë shumë dyshime për dikë që mendon të vetëvritet.

10. Syzet e vëna e shtojnë dyshimin, sepse një person që vret veten nuk mund të vërë syzet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mbi kodrat e buta të fshatit Shkallnur, vetëm 2 km larg nga rruga nacionale Plepa - Ndroq, gjendet ferma më e re “Pema e jetës”, inves

   Me dhjetëra djem e vajza nga Shqipëria po arsimohen në universitetet më të mira të botës, duke u kthyer në “brezin” e shpresës që do t

   Për dekada me radhë të gjithë pasionin e tij e gdhendi në dru.