Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega e Durrësit me rastin e festave të fundvitit, ka nderuar me çerifikata mediat kryesore të Durrësit, dhe gazetarët që kanë bërë histori jo vetëm në median lokale por edhe në ato kombëtare. 

Ceremonia nisi në mjediset e drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës, me pjesëmarrjen e gazetarëve të rajonit të Durrësit, përfaqësues të degëve të Unionit të Gazetarëve nga qarqe të ndryshme të vendit ku i ftuar ishte edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa. 

Kryetarja e Uninionit të gazetërve të Durrësit Vali Qyrfyçi si fillim bëri një prezantim të rolit të medias në shoqërinë tonë, solli disa studime të bëra mbi rolin e medias online e cila është kthyer në median më të lexuar e klikuar në të gjithë botën. Gazetarë të vjetër e të rinj, kanë sjellë eksperiencat e tyre si dhe parashtruan pikëpmajet personale në lidhje me rolin e medias dhe kryesisht asaj online, që është bërë burimi kryesor i informacionit të dhënë në kohë të shpejtë e të drejtpërdrejtë.

Gazetarja e njohur Vali Qyrfyçi, kryetare e Unionit, nëpërmjet çertifikatave ka vlerësuar mediat që operojnë në Durrës, dhe disa prej gazetarëve të vjetër të cilët kanë lënë gjurmë me punën e tyre.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa solli në vëmendje problemet me të cilat ndeshen sot gazetarët shqiptarë, punën që po bëhet për të formalizuar këtë treg në përmirësimin e kushteve të tyre të punës e të pagës.

Çipa solli në vëmendje rolin që kanë sot gazetarët në media, rol i cili është i pazëvendësueshëm e në opozitë me qeverinë. 

“DurrësLajm” është portali që është kthyer në agjensinë kryesore të lajmeve të Durrësit , portal i cili sjell me seriozitet e profesionalizëm të gjithë informacionin që vjen nga qyteti i dytë në vend. Çertifikata ju dorëzua botuesit Jonadri Prodani, i cili vite më parë botoi gazetën “Dyrrah”, në print dhe më pas nga print kjo media kaloi online, në “Portali DurrësLajm”, që u bë shpejt zëri i qytetarëve të Durrësit, në misionin e tij fisnik të paanshmërisë dhe të vërtetës.

Në vend të një kartolinë urimi për festat e fundvitit, por plotësisht të merituar për punën e palodhur në dekada janë nderuar me çertifikata vlerësimi gazetarët e njohur në Durrës.

Sotiraq Gjordeni,ish- gazetar i ATSH-së, Thanas Mustaqi ish-gazetar i Zërit të Popullit, Fatos Kulla ish-kryeredaktori i “Adriatikut”, pararendës i shtypit demokratik në vitet 1988-1991; gazetari sportiv, Mjeshtër i Madh, Bujar Qesja; gazetari Artur Korriku, telekronisti i Top Channel Nebi Vlashi.

Nga i vetmi television lokal në Durrës, çertifikata u tërhoq nga drejtori i tij, Arqile Gorea, i cili e vlerësoi çmimin.

Nga Gazeta Bulevard çertifikata e vlerësimit u mor nga gazetarja e kësaj medie Elitjona Doko.

Gazetari Thanas Mustaqi, i cili njihet për kontributin e dhënë në breza për gazetarë të vjetër e të rinj, përmes mbështetjes konkrete vlerësoi kolegun në moshë të thyer, Sotiraq Gjordeni, që sipas tij bënte gazetari atëherë kur në Shqipëri fjala e lirë ishte e ndaluar e për një fjalë më pak apo më shumë futeshe në burg.   

Të gjithë gazetarët kanë shprehur falënderimet për sponsorizimin e aktivitetit nga biznesmeni e botuesi “DurrësLajm” Jonadri Prodani, si dhe biznesmenët, Ardian Muka dhe Indrit Hamiti. Gazetarët e Durrësit patën mundësinë që të kalonin një drekë të këndshme në një nga restorantet e qytetit pas përfundimit të ceremonisë.

Ndjekim materialin e përgatitur: