Goga Basket hedh një tjetër hap drejt ngjitjes në Superligë sezonin e ardhshëm sportive në basketboll për meshkuj.

Ekipi durrsak fitoi me lehtësi 77-29 ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e javës së 8-të të Kategorisë së Parë të luajtur në Durrës, një takim pa histori, i komanduar nga basketbollistët miq.

Diferenca e madhe e pikëve konfirmon se në fushë nuk pati rivalitet, pasi Goga Basket e komandoi lojën gjatë gjithë kohës, duke korrur suksesin e radhës, e pamposhtur në kampionat.