Goga Basket është rikthyer në krye të renditjes së Kampionatit Kombëtar të Basketboll për femra, Grupi A, pas ndeshjes së luajtur dhe fituar sot në mbrëmje ndaj Vllaznisë me shifrat e thella 94-55.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për javën e 15-të, javë që mbyll xhiron e tretë dhe që ka rikthyer ekipin durrsak në krye të renditjes.

Një ndeshje që u dominua gjatë gjithë kohës nga basketbollistet vendase, që u shkëputën gradualisht, duke arritur një fitore të lehtë dhe të merituar.

Fiton edhe Studenti, që në “Asllan Rusi” mundi 75-55 Skënderbeun, ndeshje që nisi mirë për basketbollistet korçare, që e dominuan lojën në 10-minutëshin e parë.

Por vetëm kaq, pasi më tej ë fushë dominon ekipi kryeqytetas, që përmbys shifrat në çerekun e dytë, duke hipotekuar fitoren dhe me kalimin e minutave administron avantazhin.