Mbijetesa e Teutës çliron dhe Amadou Latif. Sulmuesi 24-vjeçar nga Gana nuk ngurron ta konsiderojë madje këtë mbijetesë si kulmin e karrierës së tij.

“Ndihem mirë, pasi si lojtar nuk bën mirë për profilin tënd kur vjen në një skuadër që pastaj bie nga kategoria, ndaj jam shumë i lumtur. Kjo është dita më e lumtur e karrierës time si futbollist”.

Kurba e Latif këtë sezon shkon paralelisht me atë të Teutës, zhgënjyes në gjysmën e parë të sezonit, nga 9 gola në kampionat 5 i ka shënuar muajin e fundit, fazë vendimtare për sigurimin e mbijetesës së skuadrës bregdetare.

“Në fillim nuk mund të kishim harmoninë e duhur dhe skuadra pati disa probleme, ndaj besoj se këto ndikuan që nuk shënoja, por tani ne kuptohemi njëri me tjetrin, kemi një trajner të mirë që na flet shumë mirë, ndaj këto janë arsyet e rritjes së performancës time, i jap meritë stafit teknik”.