Balotelli mesazh Di Biagios: Në kombëtare do të vija me vrap!

Postuar: 13/03/2018 - 12:17

Mario Balotelli i dërgon një mesazh trajnerit në emergjencë të Italisë Di Biagio, për dy ndeshjet miqësore me Argjentinën dhe Anglinë. Sulmuesi i Nices në kampionatin francez është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ringritjen e të kaltërve pas eliminimit nga Suedia në play off-in e botërorit.

“Unë e dashuroj kombëtaren dhe do të vija më vrap nëse më thërrasin. Dy trajnerët që nuk më kanë grumbulluar janë Conte, i cili ka patur të drejtë sepse nuk luaja, dhe Ventura, që ka patur arsyet e tij, por që unë nuk i kam kuptuar.”27-vjeçarit i përfundon në verë kontrata me skuadrën franceze, por ende nga Seria A nuk janë shfaqur skuadra të gatshme për ta mirëpritur.

Pyetjes se cili është sekreti i formës së tij, Balotelli iu përgjigj: “Qetësia që kam gjetur në shtëpinë time përkrah një personi të veçantë. Vitet e fundit pata disa probleme fizike që tani i kam kaluar. Po tregoj formë të mirë sepse, e përsëris, kam gjetur qetësinë në shtëpi, ndërsa puna është e njëjtë.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milan-Fiorentina, çoi kuqezinjtë direkt në fazën e grupeve të Europa League, por para takimit ndodhi edhe një episod mjaft i veçantë në s

Nëpërmjet një statusi ngushëllues në faqen e tij të Instagramit, vëllai i portierit Thomas Strakosha, ka treguar se gardiani i Lacios 3-4

Begeja irritohet pas golit të parë të Lushnjës: "Po ku e keni mendjen o Shkalle".

Më 8 korrik të vitit 2014, në Belo Horizonte të Brazilit, u regjistrua një nga rezultatet më të papritura të historisë së futbollit dhe v

Bundesliga ka një problem të madh për të zgjidhur.

Nuk ekziston një fjalë e vetme për të përshkruar atë që Andres Iniesta përfaqëson në botën e futbollit.

Kampionati shqiptar është kuotuar javë pas jave në kompanitë shqiptare të basteve. Mirëpo, dje diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Adnan Januzaj duket se po rigjen shkëlqimin e fillimit të karrierës.

Epilogu i Kategorisë Superiore është 90 minuta larg, 90 minuta të cilat do të vendosin fatet e shumë skuadrave, përjashtuar titullin kamp