Barcelona është skuadra e vetme në La Liga që në dy vitet e fundit nuk është akorduar asnjë penallti kundër tyre. Me 14 shkurt të vitit 2016 është akordua penalltia e fundit kundër Barcelonës, në fitoren 6:1 ndaj Celta Vigos, të cilën e kishte shënuar Guideti.

Që nga atëherë kanë kaluar dy vite që portierëve të skuadrës katalonase nuk është dashur të presin një penallti.

Vetëm sezonin e kaluar, në favor të saj janë akorduar 16 penallti, rekord në futbollin spanjoll, shkruan AS.Për dallim nga Barcelona, kundër Real Madridit në këtë periudhë janë akorduar tetë penalti, ndërsa ndaj Atletico Madridit shtatë penallti.

Më së shumti penallti kanë shkaktuar Valencia dhe Celta Vigo nga 18 secila.