Bayer Leverkusen do Thomas Strakoshën, ja plani i Lazios

Postuar: 14/06/2018 - 14:29

Çdo lëvizje e ka një arsye dhe te Lazio kur vjen puna te merkato kanë treguar se janë të zotë. Sikurse është bërë me dije, së fundmi skuadra italiane po punon për të afruar portierin Silvio Proto, 35-vjeccarin belg që ka qenë pjesë e Olympiakos këtë sezon, ndërkohë që në të shkuarën ka fituar shumë me Anderlecht.

Gjithsesi ai është parë deri më tani si një zëvendësues i Thomas Strakoshës, por mund të jetë edhe një pasues i tij, përkohësisht, deri në momentin që një i ri tjetër të sigurojë kuadratin.

Për Lazio-n tanimë ka një ofertë zyrtare në tavolinë. Sikurse raporton “Corriere dello”, Bayer Leverkusen kërkon ta bëjë tijin Thomas Strakoshën dhe ka vendosur 30 milionë euro në tavolinë. Është folur shumë edhe për një ofertë të Liverpool në të njëjtat shifra, por kjo e gjermanëve është konkrete.

Gjithsesi Claudio Lotito dhe Igli Tare kanë bllokuar gjithccka për momentin dhe Leverkusen po bën maksimumin që të hapë tratativat për të blerë portierin e Shqipërisë.Strakosha ka mbyllur një sezon të mirë me Lazio-n, teksa i ka luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit në Serie A.

Portieri 23-vjeçar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës italiane, ndërkohë që pas përfundimit të sezonit futbollistik për të ka pasur vlerësime të shumta. Strakosha është përzgjedhur në formacionin më të mirë Under U22 në Itali, ndërkohë që Talent Radar e ka etiketuar si “Portieri i ri më i mirë” në Evropë. Sikurse kuptohet, i riu shqiptar është ndër më të mirët në kontinent dhe sigurisht që edhe ofertat për të nuk do të mungojnë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Te Liverpooli janë optimistë se Thomas Strakosha do të jetë portieri i ri i Reds.

   Nigeria ka marrë një fitore të rëndësishme duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Islandës që para pak ditësh barazoi me Argjentin

   Ish-drejtori sportiv i Anzhit, Eldar Issayev, u arrestua nga autoritet ruse për shitje të biletave false të Botërorit.

   Kritikat në Argjentinë janë të ashpra dhe gazetari i mirënjohur Fernando Niembro kërkon që 5 herë fituesi i Topit të Artë të heqë dorë

   Emre Can është zyrtarisht futbollist i Juventusit në Serinë A.

Pasi nuk fitoi dot Champions League kundër Real Madrid, Jurgen Klopp ka nisur pushimet dhe duket se ka kohë për postime në rrjetet social

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ishte në një takim me homologun e tij liberian, Milton Findlej, i ftuar special pas vendimit q

Kukësi ka blerë kartonin e kapitenit të Teutës, Arbër Çyrbja.

Pas “vrullit” me blerjet e bëra në merkato një javë më parë, Teuta tashmë ka kanë rënë në qetësi.