Shqipëria luan më 9 shtator ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018” dhe përballë do të ketë Italinë, që vjen për herë të parë në Shqipëri.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi do të sfidojnë “axurrët” për të ruajtur vendin e tretë në klasifikim, ndërkohë që prej kohësh kanë dalë në shitje biletat online, por jo vetëm.

FSHF ka njoftuar që prej ditës së sotme ato do të shiten edhe në qytetin e Shkodrës, pasi ndeshja luhet pikërisht në “Loro Boriçi”.

“Shqipëri-Itali, biletaria në stadiumin e Shkodrës do të jetë hapur prej ditës së sotme deri ditën e ndeshjes nga ora 17:00-19:00”, njofton FSHF.