Begeja irritohet pas golit të parë të Lushnjës: "Po ku e keni mendjen o Shkalle". Beqja pengohet në zonë, por gjyqtari nuk akordon penallti. Kaq mjafton që të shpërthejë Begeja drejt gjyqtarit kryesor.

Shumë pak tifozë, edhe pse mbështetja e tyre duhet të ishte e madhe prej faktit se Teuta ka bërë ndeshje të mira në javët e fundit. Mungojnë "djemtë e detit", teksa nga Lushnja kanë ardhur rreth 10 tifozë.

Nga minuta e 15-25 Lushnja e vë në vështirësi Teutën dhe Begeja i kërkon Kastratit të luajë me topa të gjatë. Shkojnë të freskohen nga temperaturat e larta. Hrkaç largohet në pjesën e dytë dhe fiton duartrokitjet e të gjithë tifozëve.

Begeja gjatë gjithë kohës është energjik dhe kërkon saktësi nga të tijtë, edhe pse rezultati është 3-1 në favor të bregdetarëve. Sefa largohet nga fusha dhe fiton duartrokitjet e tifozëve durrsakë.

Hila fitoi një penallti dhe e ekzekutoi vetë, por tifozët e Teutës nuk janë dakord duke bërtitur në kor: "Latif, Latif". Gjithsesi, mesfushori nuk ishte i këtij mendimi dhe e gjuajti vetë.