Cristiano Ronaldo mendon se Neymar as që i afrohet atij

Postuar: 14/11/2017 - 14:03

"Nëse Neymar vlen 222 milionë euro, atëherë sa vlej unë?" Pati pyetur Cristiano Ronaldo kur Paris Saint-Germain vendosi ta paguajë klauzolën e lirimit të yllit brazilian. Ronaldo mendon se Neymar ende është shumë larg tij sa i përket cilësisë dhe performancave... e po ashtu edhe larg Messit.

Portugezi e sheh Neymarin si futbollist të madh me cilësitë që ia mundësojnë të përparojë, por mendon se ai nuk është i kompletuar për podiumin e Topit të Artë dhe se i duhet të presë edhe disa vite për të qenë në gjendje të garojë me dy yjet që e kanë dominuar këtë podium në dekadën e fundit.

Dallimi është në perceptimin që Ronaldo ka për Messin. Portugezi e di se lufta për numrin 1 nuk varet vetëm në përpjekjet e tyre personale por edhe në performancat e skuadrave dhe kombëtarëve të tyre përkatëse. Cristiano e konsideron Messin të barabartë.

Ai beson se fuqia e tij shtrihet në punë, përpjekje dhe cilësi, derisa argjentinasi është talent i pastër.  Katër herë fituesi i Topit të Artë beson se karriera e tij është më e merituar për shkak të punës së përditshme dhe përkushtimit të përgjithshëm ndaj botës së futbollit, shkruan Mundo Deportivo.

Cristiano nuk e konsideron kërcënim Neymarin. Ende jo. Për më tepër, ai mendon se edhe disa vite në vazhdim gara mes tij dhe Messit do të jetë e vështirë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Robinjo ka reaguar për herë tyë parë pas vendimit të gjykatës italiane për ta dënuar me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vaj

   UEFA ka hedhur sot shortin e fazës së parë kualifikuese të Kampionateve Europiane 2019 për femra të moshave U-17 dhe U-19.Shqipëria e

   Origjina e të gjitha të këqijave të futbollit të sotëm italian është Calciopoli.

   Lionel Messit iu dorëzua këtë të premte trofeu i Këpucës së Artë, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë në karrierë si golashënue

   Teuta vijon me përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore, teksa do të

   Peruja nuk ka ndërmend të qëndrojë jashtë kampionatit botëror, gjë që i gjithë populli e ka pritur për 36 vjet, tha kongresistja Palom

   Skënderbeu zhvilloi në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit takimin e parafundit të Grupit B të Europa League.

   Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite

Trajneri "i kuqezinjve", Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp, ku analizoi miqësoren me Turqinë dhe si trajtoi çështje të

Mesut Ozil ia ka bërë të qarta kërkesat e tij ekonomike presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nëse ky i fundit dëshiron shërbi