Reali i Madridit, ka vendosur të largoje përfundimisht mbrojtësin portugez Fabio Koentrao. Ai ishte i huazuar së fundmi te Sportingu i Lisbonës, ndërkohë që nuk bën pjesë në planet e drejtuesve madrilenë.

Sipas “AS”, menaxheri i lojtarit, Horge Mendes, në një takim me drejtuesit merengues, është autorizuar për ta transferuar mbrojtësin në një ekip pa pasur nevojë për të paguar për kartonin e tij.

Edhe pse skuadrat të interesuara për 30-vjeçarin mund të jenë të shumta, rroga e lartë e tij mund të jetë një pengesë.