Dinamo Kievit: Lojtarët e Skënderbeut kërkuan hotel luksi, çokollatë të zezë dhe pica “Margherita”

Postuar: 13/09/2017 - 14:23

Klubi i Dinamos së Kievit ka publikuar në faqen e vet zyrtare një informacion të detajuar për Skënderbeun, kundërshtarin e të enjtes në Ligën e Europës. Por nuk bëhet fjalë për taktikat që përdorin korçarët apo elementët cilësorë të tyre.

Bëhet fjalë për axhendën e udhëtimit të skuadrës shqiptare drejt Ukrainës si dhe të porosive të zakonshëm apo të veçanta që ata kanë bërë për këtë vizitë 3 ditore në Ukrainë. “Skënderbeu në Kiev, dy ditë por asgjë tjetër veç futbollit”, titullohet artikulli i cili tregon përgatitjet e korçarëve në Ukrainë.

Në vijim, detajet e publikuara nga ukrainasit rreth vizitës shqiptare…

“Klubi nga qyteti i Korçës mbërriti në kryeqytetin e Ukrainës sot, me një udhëtim çarter nga Selaniku. Klubi shqiptar akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, “Premier Palace”, i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit “Olimpiyskiy”. Gjatë ditës, ekipi do të qëndrojë pushim ndërsa në orën 19:00, do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve. Kërkesat e Skënderbeut për ekipin pritës janë të zakonshmet, por ka edhe disa të veçanta. Topa futbolli, porta të lëvizshme, tavolina masazhi, peshqirë, akull, çaj, kafe… Përveç këtyre, shqiptarët kanë kërkuar për çdo pjesëtar delegacioni nga një çokollatë të zezë dhe biskota të kripura. Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, nuk ka asnjë plan të parapërgatitur nga Skënderbeu, ekipi do të qëndrojë në hotel. Delegacioni do të niset drejt stadiumit në orën 18:00 (lokale), 2 orë para fillimit të ndeshjes. Në orën 20:00 (lokale), do të dëgjohet bilbili i gjyqtarit Bart Verntenten dhe pas takimit, është parashikuar kthimi në hotel. Një gjë interesante është se pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shqiptarët kanë porositur 10 pica “Margherita”. Shqiptarët do të kthehen në vendlindje gjatë pasdites së 15 shtatorit.”- përfundon artikulli

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Robinjo ka reaguar për herë tyë parë pas vendimit të gjykatës italiane për ta dënuar me 9 vite burg për përdhunimin në grup të një vaj

   UEFA ka hedhur sot shortin e fazës së parë kualifikuese të Kampionateve Europiane 2019 për femra të moshave U-17 dhe U-19.Shqipëria e

   Origjina e të gjitha të këqijave të futbollit të sotëm italian është Calciopoli.

   Lionel Messit iu dorëzua këtë të premte trofeu i Këpucës së Artë, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë në karrierë si golashënue

   Teuta vijon me përgatitjet në kuadër të përballjes me Flamurtarin, e vlefshme për javën e 12- të të Kategorisë Superiore, teksa do të

   Peruja nuk ka ndërmend të qëndrojë jashtë kampionatit botëror, gjë që i gjithë populli e ka pritur për 36 vjet, tha kongresistja Palom

   Skënderbeu zhvilloi në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit takimin e parafundit të Grupit B të Europa League.

   Ish-sulmuesi i Milanit, Robson de Souza Santos, i njohur në botën e futbollit si Robinho, është dënuar nga Gjykata e Milanos me 9 vite

Trajneri "i kuqezinjve", Christian Panucci, doli në një konferencë për shtyp, ku analizoi miqësoren me Turqinë dhe si trajtoi çështje të

Mesut Ozil ia ka bërë të qarta kërkesat e tij ekonomike presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nëse ky i fundit dëshiron shërbi