Djokoviç mbështet Kroacinë, sërish polemika në Serbi

Postuar: 11/07/2018 - 17:20

Pas festimeve të Xhakës dhe Shaqirit me shqiponjë, në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, mbështetjes së hapur të Aleksandar Vuçiç për Rusinë ndaj Kroacisë, si dhe videos së lojtarit Vida e ndihmësit Vukojeviç pro Ukrainës, i erdhi radha tenistit Djokoviç.

Ky i fundit, që është në Londër duke luajtur në turneun "Wimbledon", ditët e kaluara ka bërë të ditur se mbështet Kroacinë, një deklaratë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak anëtarit të Partisë Progresiste Serbe (SNS), që është pjesë e qeverisë në vend, Vladimir Djukanoviç.

"Vetëm idiotët mund të mbështesin Kroacinë. Novak të të vijë turp", shkroi në rrjetin social Twitter, politikani serb. Por jo vetëm kaq, vetëm pak javë përpara fillimit të Kupës së Botës, ish-numri 1 i botës Djokoviç kishte publikuar një foto të tij në Instagram me disa futbollistë kroatë, mes të cilëve edhe Luka Modriç e Ivan Rakitiç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Klubi Oltrepo Vogera ka transferuar së fundmi futbollistin shqiptar Klodian Semina.

   Në konferencën për shtyp të ekipit të Fejnord është krijuar një situatë vërtet qesharake.

   Klubi rus i Torpedo Moska ka bërë një blerje të cilën shumë shpejt e anuluan.

   Yonghong Li po hetohet nga Prokuroria e Milanos.

   Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria.

Vërtetë që Kroacia nuk mundi ta fitonte Kupën e Kupës, por disa momente kanë mbetur të fiksuar gjithmonë në memorien e tifozëve.

   Rreth 1 vit më parë ngjasonin me një çift të dashuruar por historia më mes Antonio Contes dhe Chelsea-it ka përfunduar në mënyrën më t

Milani rikthehet në Europë më shpejtë nga sa pritet dhe do të marrë pjesë në edicionin 2018-2019 të Europa League.

Cristiano Ronaldo u ka paguar 12.1 milionë paund taksa autoriteteve spanjolle, sipas radio stacionit spanjoll Cadena Cope.

   FIFA bën me dije se është jashtëzakonisht e kënaqur me peroformancën e arbitrave të saj në Kupën e Botës, Rusi 2018, por edhe me siste