Ai po shkëlqen këtë sezon duke bërë për vete gjysmën e Europës të cilët po këmbëngulin që të kenë në gjirin e tyre një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit në kontinent. Leon Bailey që aktivizohet tek ekipi i Leverkusen po mahnit të gjithë me lojën e tij.

20-vjeçari xhamajkan së fundmi duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e kombëtares së Anglisë. Trajneri Southgate po mendon që të grumbullojë sulmuesin për Botërorin 2018 që zhvillohet këtë verë në Rusi. The Mirror shkruan se Bailey mund të luajë me Anglinë në Botëror nëse ndërron shtetësinë e tij.

Bailey ka luajtur me moshat e Xhamajkës, por gjithmonë ka refuzuar ftesën nga kombëtarja e madhe. Kjo i jep mundësi atij që të luajë me Anglinë pasi edhe gjyshërit e tij zotërojnë dokumentat dhe nënshtetësinë angleze.