Hector Cuper nuk do të jetë më trajneri i Egjiptit pas Botërorit Rusi 2018-të.

Humbja ndaj Rusisë dhe eliminimi i parakohshëm (nuk është ende nga kompeticioni kanë bërë që drejtuesit e federatës egjiptiane të futbollit të mos i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit argjentinas i cili do të lërë Egjiptin pas ndeshjes ndaj Arabisë Saudite e cila do të jetë e fundit për të në krye të faraonëve.

Ish-tekniku i Valencias dhe Interit nuk bind më dhe Egjipti pas Botërorit do të kërkojë një trajner të ri.