Është duke u luajtur në Kiev finalja e Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Të gjithë sytë e botës janë në kryeqytetin e Ukrainës, ku po luhet edhe ndeshja më prestigjioze e Europës.

Nuk mund të mungonte flamuri shqiptar në këtë ketë ndeshje kaq të rëndësishme. Ai është i vendosur në rreshtin e parë të stadiumit dhe sa herë që topi luhet në krahun e majtë, duket qartazi.