Bota e futbollit është në ankth për gjëndjen shëndetësore të legjendës braziliane Pele.

Ish sulmuesi i Santosit dhe Seleçaos tashmë në moshën 77-vjeçare është shtruar sërish në spital pasi mëngjesin e të enjtes pasi u zgjua nga gjumi si rrjedhojë e dhimbjeve shumë të forta.

Problemet më shëndetin e detyruan Pele-në të anulonte një udhëtim që kishte programuar për në Londër.

Për fat të mirë për momentin thuhet se gjëndja e tij është e qëndrushme por mbetet për t’u parë sesi do të organizmi i Pele me kalimin e orëve.