Makina super e shtrenjtë e futbollistit Yilmaz, pasi u rrotullua disa herë në rrugë u përplasur më pas me një "Jeep", i cili ndodhej i parkuar.

Sipas raportimeve gjendja e lojtarit të Trabzonsporit është e mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze. Ish sulmuesi i Galatasarait, Burak Yilmaz, pësoi një aksident të rëndë, teksa ka përplasur makinën e tij Ferrarri me një makinë tip "Jeep". 

Yilmaz ka refuzuar të thërrasë ambulancën, por është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tjetër.