Gara për “Këpucën e Artë”, Messi mbetet pas, shkëputen Kane dhe Salah

Postuar: 12/02/2018 - 14:59

Gara për “Këpucën e Artë”, Messi mbetet pas, shkëputen Kane dhe Salah. Për herë të parë në këtë sezon të La Ligas Barcelona e mbylli ndeshjen pa shënuar. Në “Camp Nou”, sfida me Getafen përfundoi, rezultat që e ngushton në 7 pikë diferencën mes “Blaugranave” dhe Atleticos së Madridit. Gjithsesi, skuadra e Ernesto Valveredes vështirë se mund të gabojë në vazhdimësi aq sa për të humbur vendin e parë.

Më shumë se ndalesa e radhës e Barcelonës përbën lajm fakti që Lionel Messi nuk arriti të shënonte, duke mbetur në kuotën e 20 golave në kampionat dhe humbur terren ndaj rivalëve të tij në kampionatet më të forta në Europë në garën për “Këpucën e Artë”. Bacelona në Spanjë, Manchester City në Angli, Bayerni në Gjermani dhe PSG në Francë, thuajse e kanë hipotekuar titullin.

Vetëm në Itali ekziston një duel i ashpër mes Napolit dhe Juventusit, ndaj dhe vëmendja është përqendruar te rivaliteti në distancë mes goleadorëve.

Harry Kane kryeson listën e golashënuesve në kampionatet më të forta në Europë me 23 finalizime (të fundit e shënoi në fitoren ndaj Arsenalit), ndërsa pas tij, me vetëm një gol më pak, renditet një tjetër futbollist i Premier Leagues, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah. Sergio Aguero dhe Edisnon Cavani janë në kuotën e 21 finalizime, për të ardhur më pas te Lionel Messi, që mban vetëm vendin e pestë me 20 gola. Immobile (20), Neymar (19), Lewandowski (19), Jonas i Benficas (25 gola, por koeficienti i finalizimeve në Portugali është më i ulët) dhe Mauro Icardi (18) mbyllin top-10-shen.

Klasifikimi i golashënuesve:
1. Harry Kane (Tottenham): 23 gola
2. Mohamed Salah (Liverpool): 22 gola
3. Sergio Agüero (Manchester City): 21 gola
4. Edinson Cavani (PSG): 21 gola
5. Leo Messi (FC Barcelona): 20 gola
6. Ciro Immobile (Lazio): 20 gola
7. Neymar (PSG): 19 goles
8. Robert Lewandowski (Bayern Múnich): 19 gola
9. Jonas (Benfica): 25 gola
10. Mauro Icardi (Inter Milán): 18 gola

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe.

   Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botë

   Ashtu siç ndodhi me Champions, UEFA ka ndarë në grupe skuadrat edhe për shortin e turit të parë në Europa League.

   Në dukje ishte një lojë pa asnjë rrezik, ajo që po bënin lojtarët e Brazilit në stërvitjen e ditës së sotme.

   Pas mediave braziliane që e kanë quajtur ‘një katastrofë të vërtetë’, Neymar është vënë në lojë nga ish-ylli i Mancheter United, Eric

Mohamed El-Shenawy, portieri i Egjiptit ishte protagonist absolut në sfidën ndaj Uruguait, ku bëri pritje të panumërta ndaj kundërshtarit

Në Moskë është zhvilluar finalja e “Futboll për miqësi” ku fitues ka dalë ekipi i quajtur “Shimpanze”.32 ekipe me fëmijë nga 211 vende dh

3 zyrtarizime në një ditë për Atleticon e Madridit.

Tirana interesohet për Ardit Hilën. Ish-mesfushori i Teutës shihet si një alternativë për këtë repart.

Fitorja e Suedisë, ka bërë që ekipi që la jashtë Botërorit Italinë, të fusë në panik edhe një kombëtare tjetër të madhe.