Shmangen përplasjet e mëdha në fazën e 1/16-ave të Europa League-s.

Shorti i hedhur Nion të Zvicrën u rezervoi kundërsharë të lehtë emrave të mëdhenj. Kështu Milani do të përballet me skuadrën bullgare Ludogorets, Arsenali me Ostersund, ndërsa Atletico Madrid me Kopenhagen.

Lazio luan me Stetauan e Bukureshtit, kurse dy sfidat më të forta janë Napoli – Leipzig, ku vihen përballë nënkampionia e Italisë me atë të Gjermanisë, dhe Borussia Dortmund – Atalanta.

Provë e vështirë për bergamaskët, ku luan Etrit Berisha, gjithsesi verdhezinjtë nuk është se po kalojnë një formë të mirë në Europë.

Këto janë 16 çiftet e fazës së 1/16-ave, me ndeshjet e para aqë do të zhvillohen më 15 shkurt, ndërsa takimit e kthimit një javë më pas, më 22 shkurt.

  • Borusia Dortmund – Atalanta
  • Nisë – Lokomotiva e Moskës
  • Kobenhagen – Atletiko Madrid
  • Spartaku i Moskës – Atletik Bilbao
  • AEK – Dinamo Kiev
  • Sëlltik – Zenit
  • Napoli – Lajpcig
  • Cervena Zveda – CSKA e Moskës
  • Lion – Vijareal
  • Real Sosiedad – Salzburg
  • Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen
  • Steau e Bukureshtit – Lacio
  • Ludogorec – Milan
  • Astana – Sporting Lisbonë
  • Ostersund – Arsenal
  • Olimpik Marseje – Braga