Ardit Hila, u shpall lojtari më i mirë i takimit mes Lushnjës dhe Teutës. Hila ishte ai që nisi përmbysjen e Teutës, me golin e parë që shënoi në minutën e 45-të.

Fitore e vuajtur, por me vlera. Menduat se mund të mos ia dilnit në ndonjë moment?

Fitore mjaft e vështirë. Lushnja ishte motivuar të luante fort, të respektonte kampionatin. Ekipi ishte motivuar fort, kthyem disavantazhin e 2 golave.

Kemi elementë të rinj, janë lojtarë të mirë. Ne me më shumë eksperiencë, duhet t’i ndihmojmë të rriten deri në fund.

Garë e fortë, në një kampionat të ngjeshur. Si e shikoni këtë garë…

Gara është shumë e fortë, e ashpër. nga të gjitha ekipet. Matematikisht nuk ka rënë akoma, por respekton kampionatin dhe luan fort ndaj çdo kundërshtari.