Tifozët e Bayern Mynchen u bënë protagonistë në takimin kundër Anderlecht në fazën e grupeve të “Champions League” pasi hodhën euro në fushën e lojës në shenjë proteste ndaj çmimeve të biletave të vendosura nga klubi belg.

Anderlecht kishte abuzuar duke vendosur çmimin 100 euro për biletë dhe si pasojë edhe e reagimeve të tifozëve Bayern Mynche-n, UEFA ka vendosur ta dënojë.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë, ka dënuar klubin e Andërlecht për t’i rikthyer tifozëve mesatarisht 30 euro për biletë nga përfitimet e marra gjatë atij takimi.