Mats Humels ka dhënë një intervistë që ka shkaktuar mjaft polemika në Gjermani. 29-vjeçari foli për mediet menjëherë mbas përfundimit të ndeshjes ndaj Meksikës dhe siç duket lodhja e tepër bëri që ai të mos ishte i kujdesshëm në disa fjali “pikante” që mund të merren si kritika të pastra ndaj trajnerit të kombëtares gjermane Joakim Lëv.

"Nuk arrij ta kuptoj sesi nuk nxorëm mësime nga ndeshjet e dobëta ndaj Austrisë dhe Arabisë Saudite, sot ishte e njëjta histori. Skuadra nuk tregoi stabilitet në lojë, nuk mund të hidhesh në sulm me shtatë tetë lojtarë, ndaj një ekipi si Meksika, të cilët kanë sulmues shumë cilësorë. Nuk e di ç’po ndodh, loja jonë nuk ka rrjedhshmërinë e dikurshme. Në sulm nuk po tregohemi produktiv, ndërsa në mbrojtje, shpeshherë e gjithë pesha më bie mua dhe Zheromit (Boatengut), ata e shfrytëzuan në maksimum këtë ç’balancim të reparteve tona. Gjatë fundit të pjesës së dytë, u kthyem në lojën tonë të vërtetë, por ishte tepër vonë".

Gazetarët nuk harruan ta pyesnin Humelsin nëse i frikësohej një skenari “apokaliptik”, pyetje të cilës mesfushori iu përgjigj me sinqeritet:

"Po vazhduam me këtë lojë ai skenar nuk është fantazi, por unë jam i sigurt të gjithë lojtarët e ekipit e kanë forcën për t’u rikthyer më të fortë."