Andres Iniesta mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, me një destinacion të mundshëm drejt Kinës.Kur duhen ende edhe 4 muaj nga përfundimi i sezonit, Andres Iniesta ka filluar të mendojë të ardhmen e tij, ndoshta edhe larg Barcelonës.

Në moshën 33-vjeçare, por edhe me një limit fizik të dukshëm në lojën e tij, ylli i mesfushës së skuadrës katalanase po e mendon mundësinë e lëvizjes drejt një tjetër skuadre, përpara se të varë këpucët në gozhdë.

Ashtu si edhe me Xavi disa vjet më parë, Andres Iniesta është duke planifikuar një divorc të zbutur me skuadrën, me të cilën u bë i famshëm në të gjithë botën. Ndërkohë mediat spanjolle kanë zbuluar edhe një ofertë që ka ardhur në drejtim të numrin 8 të Barcelonës nga Kina.

Sipas ‘Diario Sport’, skuadra Tianjin Quanjian i ka ofruar katalanasit një ofertë prej 35 milionë eurosh në sezon Iniestës, që të bashkohet me ta në verën e ardhshme.

Por nga i njejti burim mësohet se futbollisti pritet të japë një përgjigje përfundimtare në muajin në maj, pak para startit të finale të Botërorit të Rusisë.