Andres Iniesta, pak pasi ka festuar lamtumirën me klubin e tij, Barcelonën, nuk ka ngurruar të bëjë edhe zyrtarizimin në Japoni. Skuadra e tij e re do të jetë Visel Kobe. Ai kishte shumë oferta, nga Kina dhe shtete të ndryshme, por katalanasi zgjodhi japonezët. Sot është bërë edhe prezantimi.

Fjalët e para të Iniestas si lojtar i klubit janë: “Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.”

Ai vlerëson edhe lojtarët japonez në përgjithësi, pas pyetjes se sa i njihte ata. “Kam shumë respekt për futbollin dhe lojtarët japonezë. Janë inteligjentë dhe me nivel të lartë teknik. “Pa fatin të kisha disa oferta, por projekti që me paraqiti skuadrën Vissel Kobe ishte shumë interesant. Edhe kultura japoneze me duket e mrekullueshme. Duhet të dëfrehem me jetën këtu në Japoni.”