Isli Hidi u përzgjodh lojtari i ndeshjes në Teuta-Flamurtari. Të paktën në dy raste e ka shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurtë.

Sikur nuk jeni shkëputur kurrë nga Superiorja…

Ishte një mision i veçantë kthimi në Superiore. Jemi profesionistë dhe mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje, kudo që luajmë.

U përgjigjet bukur në apel…

Më vjen keq që me ato raste që patëm nuk fituam. Më vjen mirë që jam lojtari i ndeshjes, por i gjithë ekipi luajti shumë mirë, duke dominuar një Flamurtar që ka bërë shumë blerje. Detyrën për të mos pësuar e kemi bërë të gjithë si skuadër. Jam i zhgënjyer që lamë dy pikë sot.

Si e shihni futbollin shqiptar pas kaq vitesh jashtë?

Gjëja kryesore që kanë ndryshuar ka të bëjë me terrenet sportive. Para 10 vitesh nuk ishin këto kushte.