Jo vetëm Ronaldon, Juvja nis nga puna për blerjen e shqiptarit

Postuar: 11/07/2018 - 16:18

Cristiano Ronaldo është goditja më e madhe e Juves në dekadën e fundit, por bisedimet për realizimin e kalimit nuk u përqendruan vetëm te portugezi. Drejtuesit bardhezinj po punojnë për të sjellë në Torino edhe mbrojtësin gjermano-shqiptar Shkodran Mustafi.

Lojtari i Arsenalit konsiderohet me mjaft potencial dhe si një lojtar i cili mund të forcojë edhe më shumë prapavijën e klubit torinez. Sezoni i fundit nuk ishte shumë i mirë për 26-vjeçarin, i cili duket se me ardhjen e trajnerit të ri, Unai Emery ka më pak hapësira te “Topçinjtë”.

“Zonja e Vjetër” dëshironte që të afronte mbrojtësin uruguajan Diego Godin, por për t’ia rrëmbyer atë Atletico Madrid-it është e pamundur. Kështu, alternativa quhet Mustafi.

Sezonin e shkuar ai luajti 35 takime me klubin anglez në të gjitha kompeticionet. Një tjetër emër, që Juventusi po punon për të përforcuar repartin difensiv është edhe braziliani Marcelo. Cristiano Ronaldo dhe Marcelo kanë dhënë spektakël në krahun e majtë. Ata kanë kontribuuar shumë në trofetë e fituar të “Galaktikëve”.

Në Spanjë shkruajnë se ylli portugez dëshiron të bindë Marcelo-n ta ndjekë në Torino. Por edhe vetë mbrojtësi deklaroi se nëse CR7 nuk do të vazhdonte të ishte pjesë e Realit, edhe ai do të largohej.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A.

Pas Botërorit fantastik që zhvilloi dhe sidomos pas golit në finale duke u bërë lojtari i dytë pas të madhit Pelle që realizon në një fin

Leonardo Bonucci është gjithnjë e më larg Milanit.

Teksa të gjithë komentojnë rezultatin e finales së Kupës së Botës, Francë-Kroaci, dhe gjykimin e argjentinasit Pitana, ish-sulmuesi dhe t

Në kohën kur të gjithë ishin mes emocioneve të forta teksa ndiqnin kurorëzimin e kampioneve të botës në Rusi, jo të gjithë ishin të vëmen

Ishte Botërori më i shtrenjtë i historisë dhe më i pasuri gjithashtu.

Shpëtim Moçka nuk do të jetë më pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm.

   Lojtari më i mirë i këtij Botërori, si dhe më i miri për kroatët, Luka Modriç, është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes, por në fund de