Sergio Ramos hyn në histori si futbollisti që është ndëshkuar me më shumë kartonë të verdhë në La Liga.

Me të verdhën që mori në fitoren 1-3 të Realit ndaj Leganes (për herë të 163-të), kapiteni i Realit e mban i vetëm këtë “trofe” të kampionatit spanjoll, pasi ka kaluar ish-rekordmenin, Albert Lopo, që ishte ndëshkuar plot 162 herë.

Fillimisht futbollisti andaluzian e barazoi rekordin në “Villamarin” ndaj Betisit, për ta thyer këtë mesjave ndaj Leganes.

Ramos mban edhe rekordin e kartonëve të kuq, pasi është detyruar të dalë nga fusha për shkak të masava ndëshkuese të gjyqtarëve plot 19 herë, duke thyer rreth një muaj më parë rekordin që ndahej mes Pablo Alfaros dhe Xavi Aguados.