KIM JONG-UN është një fans i çmendur i Manchester United dhe ai beson se është thjesht çështje kohe për talentet e Koresë së Veriut që të mësyjnë drejt Premier Leagues. Mik i ngushtë i atij që konsiderohet si "Tirani me fuqi bërthamore", del të jetë italiani Antonio Razzi, pjesë e senatit italian, figurë eksentrike me shumë polemika shpesh dhe karizmatik duke qënë kështu protagonist i emisioneve humoristike dhe thumbuese, pikërisht për gafat dhe batuatat e tij. Razzi zbulon se miku i tij korean është një fanatik i Manchesterit United dhe se kurrë për asnjë arsye Kim nuk humbet një ndeshje të Premier Leagues. 

I cilësuar botërisht si një diktator i ashpër, Kim i ka zbuluar senatorit Italian gjatë disa bisedave private anën e tij të butë dhe se ai dashuron Djajtë e kuq. Ndoshta epiteti i klubit i asocion liderit suprem të Koresë dicka nga hijet e tij por kurrsesi, 33-vjeçari nuk e gjen veten tek asnjë prej yjeve të këtij ekipi, pasi dihet protagonist është ai vetë. 

Nga shteti i blinduar mund të dalin shumë talente në futboll sepse ai është një vend në evoluim, pretendon Kim Young Un, gjithsesi tashmë që ky informacion ka mbërritur Pep Guardiola dhe rivalët e Cityt duhet të kenë shumë kujdes të mos zemërojnë Koreanin Kim Young Un. Në nje video humorstike që shoqëron tanimë këtë lajm një spikere e lajmeve zyrtare të Koresë së Veriut shfaqet duke thënë:

"Ky është një transmetim i Televizionit Shtetëror të Koresë së Veriut dhe ne kemi një lajm të mrekullueshëm për ju: Siç e dimë të gjithë lideri ynë suprem i mrekullueshëm është një fanatik i Premier Leagues. Atij i ka ardhur në majë të hundës me Chelsean, Cityn dhe Liecesterin duke u shpallur kampionë, si pasojë e kësaj ka vendosur të bëjë një ofertë shtetërore për Cristiano Ronaldon me taksat tuaja. Ai nuk do të gjuajë më me raketa dhe do të gjuajë vetem Ronaldon. I gjithë buxheti ynë ushtarak do t’i transferohet direkt Mourinios për propagandën e tij për Chistiano Ronaldon. Mesazhi ynë për Realin e Madridit është të gjunjëzohet përpara nesh dhë të bëjnë direkt shkëmbimin me  Fellainin. në lajmet e tjera do të mësoni për Donald Trump që është një top me qese."