Ashtu si eprori i tij, Jonghong Li, që nga dita e djeshme edhe Marko Fasone nuk është më administratori i deleguar i Milanit. Arkitekti i merkatos së sezonit të kaluar zhvishet nga të gjitha kompetencat dhe duke filluar nga dita e nesërme nuk mund të cilësohet më si një drejtues kuqezi.

Fondi “Elliot”, duke marrë në dorë drejtimin e skuadrës gjatë mbledhjes së djeshme të bordit, ka caktuar emërimet e reja, duke shkarkuar kështu Fasonen. Në komunikatën për shtyp të amerikanëve sqarohej se ishin dy arsyet që shtynë fondin të marrë këtë vendim.

Sipas tyre, vlerësimet e Fasones kundrejt tregut kinez, por sidomos rinovimi i kontratës së vetvetes si administrator janë dy aspekte që nuk mund të nënvlerësohen, teksa në dokumentacion thuhej shprehimisht se shkarkimi tashmë i ish-administratorit vinte për shkak të:

(a) modalitetet me të cilat administratori i deleguar ka menaxhuar e komunikuar lidhjen, formalizimin e më pas modifikimin e kontratave rregullatore të raporteve mes tij dhe klubit;

(b) përgjegjësia e administratorit të deleguar në predispozimin e planeve dhe dokumenteve parashikuese të klubit kundrejt strukturave të lidhura me tregun kinez dhe mënyrën se si ky aspekt është vlerësuar.