Kroacia propozim fantastik fotografit Yuri Cortez, e fton për pushime

Postuar: 20/07/2018 - 17:08

Vërtetë që Kroacia nuk mundi ta fitonte Kupën e Kupës, por disa momente kanë mbetur të fiksuar gjithmonë në memorien e tifozëve. Një prej tyre është goli i Mandzukic në ndeshjen me Anglinë, që i dërgoi në finale, kur ishin pranë penalltive.

Gëzimi për golin ishte i jashtëzakonshëm dhe imazhet e festës kroate bënë xhiron e botës. Truku i atyre fotove nuk është aq shumë te objektivi: por te zoom ... sepse ato fotografi janë bërë nga një fotograf profesionist, Yuri Cortez, i cili i ka bërë ato shkrepje duke pasur gjysmën e lojtarëve të Kroacisë përsipër.

Kroatët deshën të festonin me tifozët e tyre dhe një nga pengesat për ta realizuar këtë gjë ishte pikërisht fotografi në fjalë. Megjithatë, edhe pse i shtrirë ai vazhdonte të fotografonte. Lojtarët e ndihmuan të ngrihej, ndërsa Vida i dha edhe një të puthur në ballë. Kroatët, megjithatë, pas incidentit të vogël, kanë bërë një gjest fantastik.

Siç raporton “Croatia Week”, drejtoria kombëtare e turizmit në Kroaci ka vendosur ta ftojë fotografin Cortez me pushime për një javë bashkë me familjen e tij në vendin që e bëri pjesë të festimeve në Rusi.

Motivi i kësaj oferte, është për të falënderuar fotografin, që bëri ato foto, që sot janë momentet më të rëndësishme dhe më të lumtura të futbollit në Kroaci. Kështu, Yuri Cortez, në mënyrë rastësore, e gjen veten si turist special në vendin e mrekullueshëm të Ballkanit!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Atletja Luiza Gega përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ne “Facebook” ka konfirmuar se për të sezoni 2018 është mbyllur.

   Carl Frampton është detyruar të zhvishet krejtësisht për tu peshuar përpara ndeshjes së boksit kundër Luke Jackson.

   Sprinteri xhamajkan Usain Bolt, njihet si një fans i çmendur i futbollit dhe sidomos ekipit anglez Mançester Junajtid.

   Duhej të ishte një festë për futbollin, pasi në Korçë po luhej ndeshja e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut

   Isli Hidi është ai që do të mbrojë katërkëndëshin e Teutës këtë sezon.

   Teuta e nis kampionatin me ndeshjen në shtëpi kundër Flamurtarit, në një takim që të dyja ekipet do të futen në fushë për të fitua

   Javën e parë të kampionatit do ta kompletojë një sfidë interesante, ajo midis Teutës dhe Flamurtarit.

   Që te Bordoja mbizotëron kaosi, kjo u kuptua që në momentin kur Malkom iu shit Romës dhe më pas bëri prapakthehu, duke shkuar te Barce

   Skuadra ruse e Zenitit ka bërë një ndeshje dhe një kualifikim të çmendur në ditën e sotme.

   Mesfushori Klaudio Markizio nuk është më një futbollist i Juventusit.