Ish-lojtari i skuadrës gjermane , Filip Lahm, ka folur gjatë një emisioni në “ARD” për paraqitjen e ish-shokëve të tij, në ndeshjen e parë kundër Meksikës. Ai mendon se kritikat ndaj skuadrës së tij kanë qenë të tepruara.

“Ndeshja e së dielës nuk ka shumë nevojë për koment.Lojtarët u munduan, por nuk arritën të ktheheshin në lojë. Mendoj që është tepruar me kritikat ndaj skuadrës. Nuk është dramë të humbasësh një ndeshje. Ndaj Suedisë jam i bindur që gjërat do të ndryshojnë, skuadra do të luajë e motivuar dhe do ta tregojë se çfarë di të bëjë”, u shpreh ai.

Lahm ndodhet në Rusi për të ndjekur Kampionatin Botëror si analist në “ARD”.