Lëkundet pankina e Zidan, Perez thërret Lëvin te Reali

Postuar: 12/01/2018 - 14:45

E di që nuk do të jem në stolin e Realit të Madridit deri në vitin 2020. "Ndoshta ishte një batutë, ndoshta ishte një e vërtetë e madhe e fshehur nën një deklaratë të një Zinedin Zidani jo shumë të kënaqur, pas barazimit 2-2 me Numancian në Kupën e Mbretit, që gjithsesi, i solli kualifikimin galaktikëve".

Fakti që kampionët e botës duken pak të uritur pasi fituan gjithçka për dy vite me radhë, ka ngritur zëra të fortë se e ardhmja e tij te Reali i Madridit është e firmosur. E përditshmja katalanase "Sport" ka nënvizuar dje se tashmë mes trajnerit francez dhe presidentit Florentino Perez, marrëdhënia është në ngricë totale.

Paraqitjet e dobëta në kampionat e kanë nervozuar shumë numrin një, sepse pavarësisht faktit se në Champions janë kualifikuar për në 1/8-at, së fundmi, duket qartë që skuadra nuk po e ndjek më trajnerin e saj.

Për këtë arsye, në selinë e Realit kanë nisur bisedimet për të gjetur pasuesin e tij dhe emri më i kuotuar është ai i Joakim Lëvit. Trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë është profili që Florentino Perez kërkon të ketë në stolin e skuadrës. Edhe pse Lëv ka një kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit deri në vitin 2020, pa dyshim që kjo marrëveshje do të rishikohet edhe njëherë, duke parë sesi do të shkojë Botërori në Rusi.Fundja, edhe pse Joakim Lëv ndihet si një mbret në stolin e Gjermanisë, është po kaq e qartë se ftesa nga Reali i Madridit të vjen një herë në jetë dhe pa dyshim që një aventurë në "Olimpin" e klubeve europiane, do ta bënte gati perfekte karrierën e trajnerit gjerman.

Por, nëse Joakim Lëv do të ketë guximin që të refuzojë stolin e Realit të Madridit, emri i dytë në listën e presidentit Perez, është ai i Mauricio Poçetinos. Strategu i Totenhemit është një figure serioze, por ndoshta pas këtij emri mund të fshihet një dopio tratativë, për të sjellë edhe sulmuesin Herri Kejn në Madrid.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit u zhvillua Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes për grupmoshat U-15 dhe U-17, aktikvitet

 Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, nuk është duke kaluar një periudhë të suksesshme te skuadra spanjolle e Granadës, që militon

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin e Meksikës.

Teuta po e përgatit me qetësi takimin e radhës kundër Flamurtarit në Vlorë, ku kërkohet një tjetër fitore për t’u afruar edhe më shumë me

   Derbi i Stambollit mes Fenberbahces dhe Besiktasit nuk arriti të përfundojë, për shkak të atmosferës tejet të tensionuar.Në minutën e

Ronaldo është në formë të shkëlqyer.

Ish-mbrojtësi i skuadrës së Lincoln, Bradley Wood është dënuar me 6 vite pezullim për marrje kartonash me dashje për të përfituar në bast

Teuta kërkon të vazhdojë me serinë e fitoreve edhe në Vlorë.

   FIFA ka gjobitur Benfica dhe Sporting Lisbon, ashtu si Celta Vigo dhe Rayo Vallecano për përfshirjen e palëve të treta në merkaton e l