Nëpërmjet një statusi ngushëllues në faqen e tij të Instagramit, vëllai i portierit Thomas Strakosha, ka treguar se gardiani i Lacios 3-4 ditët e fundit ka ndjerë dhimbje të forta dhe në sfidën e djeshme ka luajtur me injeksione.

Dhimitri, vëllai i Thomas Strakoshës, ndjehet krenar për atë çka vëllai ka arritur me Lacion në këtë sezon.

“Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitoje sot por nuk do të ankohem për këtë. Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht dhimbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër”, shkruan vëllai i Strakoshës në Instagram.