Marcelo Brozoviç ishte protagonist për keq, teksa debatoi me një fotograf, përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kombëtaren kroate, për miqësoret ndaj Meksikës dhe Perusë.

Mesfushori i Interit, siç raportojnë mediat kroate, mësohet se ka kërcënuar një fotograf pas shkrepjes së një fotoje: “Më bëj edhe një foto tjetër dhe do të të flakaroj jashtë aeroportit.”

Një situatë e nxehtë dhe kaotike kjo e qetësuar më pas vetëm me ndërhyrjen e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic: “Jemi të gjithë disi të nervozuar në mëngjes”.