Napoli lë kreun, Sarri lë intervistën: Nuk iu përgjigjem për Juven…

Postuar: 12/03/2018 - 13:54

Nuk është një kohë e lehtë për Napolin. Pas eliminimit nga “Europa League” dhe disfatës kundër Romës, blutë barazuan në “San Siro” kundër Interit. Tani, parakalimi Juventusit është realitet, me +1 pikë për momentin, me mundësinë për të shkuar edhe më larg, në +4 pikë, kur bardhezinjtë të luajnë ndeshjen e prapambetur kundër Atalantës.

Pasi bëri mirë kundër kundërshtarëve të vegjël në të gjithë vitin 2018, Napoli ka dështuar në ndeshjet kundër të mëdhenjve, ose në sfidat thelbësore: kundër Leipzig, u mund nga Roma, u ndal nga Interi.

Kampionati është ende i gjatë, por tani Sarri duhet t’i revizionojë gjërat. Një situatë që padyshim nuk i pëlqen trajnerit të Napolit, i cili, i intervistuar në fund të ndeshjes në “San Siro” nga mikrofonat e “Mediaset Premium”, ka treguar një nervozitet të caktuar.Sarri, pasi iu nënshtrua pyetjeve të pasndeshjes, u pyet nëse është i shqetësuar nga Juventusi, hoqi kufjet, shmangu përgjigjen për “arratisje” të bardhezinjve ndaj Atalantës, sfidë e cila do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme: “Unë nuk iu përgjigjem pyetjeve rreth Juventusit. Nëse keni pyetje të tjera për Napolin, përgjigjem, ose jam duke e lënë mikrofonin. Më duket se luajti Interi me Napolin, apo jo.

Në qoftë se doni të pyesni për këtë ndeshje, mirë, përndryshe mirupafshim”.Sarri, i intervistuar më tej nga “Sky”, shpjegoi: “Ne duhet të vazhdojmë garën tonë drejt 101%. Erdhëm nga një humbje dhe luajtëm një test të madh në një nivel mbrojtës. Shkojmë përpara të bindur për të dhënë 101% tonë. Juventusi është më i fortë se renditja e shtatë viteve të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për Bayernin në Gjermani, PSG në Francë, ose Barcelonën në Spanjë. Në Europë, pothuajse të gjitha kampionatet mbarojnë, në Itali nuk është kështu, për shkakun e Napolit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në “Kazan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.

   Pas përfundimit të fazës së grupeve, Botërori “Rusi 2018” mund të rezervojë përballjen e madhe Brazil-Gjermani që në turin tjetër, aty

   Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Low është larguar i qeshur nga fusha e lojës pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Sue

   “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”.

   Shumë pak ekipe kanë nisur përgatitjet dhe momentalisht fokusi është te merkatoja.

   Në fillim i kanë bërë një ftesë, më pas ka ardhur anullimi i saj.

   Problemet nuk po gjejnë zgjidhje tek Argjentina.

   Qeveria e futbollit botëror, FIFA ka hapur edhe zyrtarisht një hetim mbi mënyrën e festimit të

   Marrëdhënia e tensionuar mes Antonio Contes dhe Chelea-t mund të përfundojë në proces gjyqësor.