Neymar: Kam frikë, Botërori ëndrra ime!

Postuar: 16/05/2018 - 15:16

Neymar Junior u shpreh në një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

"Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë. Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës. Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor."

Kampioni brazilian ka nisur stërvitjen me PSG-në të dielën e kaluar dhe me shumë mundësi mund të zbresë në fushë me 3 qershor, në miqësoren me Kroacinë. Brazili është shortuar në Grupin E të "Rusi 2018" së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Disa incidente mes policisë dhe tifozëve kanë ndodhur në Paris mbrëmjen e së dielës, gjatë festimeve për Kupën e Botës të fituar nga F

   Cristiano Ronaldo për herë të parë flet para mediave si një lojtar i Juventusit.

   Reali i Madridit është shumë pranë portierit më të mirë të Botërorit Rusi 2018.

   Franca arriti të shpallej kampione e Botës, por me gjithë rekordet që vendosën disa prej protagonistëve francezë, kishte edhe një që m

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A.

Pas Botërorit fantastik që zhvilloi dhe sidomos pas golit në finale duke u bërë lojtari i dytë pas të madhit Pelle që realizon në një fin

Leonardo Bonucci është gjithnjë e më larg Milanit.

Teksa të gjithë komentojnë rezultatin e finales së Kupës së Botës, Francë-Kroaci, dhe gjykimin e argjentinasit Pitana, ish-sulmuesi dhe t