Nga politika në futboll, Savidis miku i ngushtë i Putin që kërcënoi me pistoletë arbitrin

Postuar: 13/03/2018 - 17:28

Pas lajmit për lëshimin e mandatit të arrestit  për Presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, për atë incident të rëndë që u shënua në fushën e blertë ku Savidis shkaktoi jo pak tension gjatë supersfidës me AEK-un Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar ngjarja bëri xhiron e botës.

Por kush është personi që krijoi gjithë këtë situatë që ngjason me një skenë  filmi thriller. Ivan Savidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike.

Aktualisht ai mban dynështetësi atë ruse dhe greke. Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të  PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov.

Më një të shkuar politike ku ka qënë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit, ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të Presidentit Rus Vladimir Putin. Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut Ivan Savidis ka një të shkuar ushtarake në rradhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit.

Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit. Bizneset e  tij kanë qënë të shtira në disa sektorë. Ka qënë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në «AgrokomGroup»,themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë. Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut.

Emrin tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërimore.Savvidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Skuadra e Teutës vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit korçar Blendi Shkëmbi dhe ndihmësve të tij.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës është një ëndërr për çdo futbollist, që mbi të gjitha vlen lavdi dhe një të ardhme më të mirë, sidomos kur b

Parma dhe Chievo janë dy klubet që pritet që të nisin nga Serie B sezonin e ardhshëm për shkak të ideve se kanë influencuar dhe fiksuar r

   Dy akuza janë ngritur në adresë të 4 personave të grupimit “Pussy Riot”, që të maskuar si agjentë policisë hynë në fushën e lojës gjat

   Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një provincë të Napolit, ku një motor është përplasur me një makinë.Në aksident

Christian Panucci ka qenë pjesë e Real Madrid, aktualisht është trajner i Shqipërisë, por për “El Cope Partidazo” ka analizuar kalimin e

   Teuta ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë merkato.

Megjithëse mbërritën në Paris me një orë vonesë nga Rusia, kampionët e saposhpallur të botës u pritën mes brohorimash me makinat që ishin

   Vera do të jetë vërtetë e nxehtë për menaxherin e njohur portugez, Jorge Mendes, i cili vetëm sot përmbylli me sukses transferimin e C

Në Argjentinë janë gjithnjë e më të bindur që gjatë gjithë këtyre viteve, listën e përfaqësueses dhe formacionin në fushë nuk e kanë bërë